Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologji: 75-vjeçari shpëtohet nga rreziku përmes intervenimit të shpejtë në QKUK

Lajme 27/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një shpëtim i suksesshëm në fushën e kardiologjisë është shënuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një pacient 75-vjeçar ka patur fatin e një trajtimi të shpejtë dhe efektiv nga stafi mjekësor, ka njoftuar në Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

R.M., pacienti në fjalë, u dërgua në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK pasi pësoi një seri të sëmundjeve të rënda, përfshirë infarktin akut të miokardit, insuficiencën kardiake të avancuar, si dhe sëmundjen e sheqerit.

Pas një vlerësimi të hollësishëm nga konziliumi i mjekëve kardiologë dhe kardiokirurgë për shkak të kompleksitetit të sëmundjes, vendimi u mor për stentimin e trungut të përbashkët të arterieve koronare, duke shmangur operacionin e hapur për shkak të rrezikut të lartë për pacientin.

Trajtimi i stentimit të kryer në Klinikën e Kardiologjisë të QKUK-së rezultoi në një sukses të plotë. Kjo ndërhyrje konsiderohet një nga ndërhyrjet më të avancuara në fushën e kardiologjisë invazive dhe paraqet një arritje e rëndësishme për këtë qendër shëndetësore. Metodologjitë e përdorura janë në përputhje me standardet e kardiologjisë invazive në nivel botëror./GazetaShneta/

Artikulli paraprakIsh-Drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani, apelon për rrezikun nga mjete piroteknike në festat e fundvitit
Artikulli i rradhës Konsumimi i alkoolit gjatë gjidhënies lidhet me problemet kognitive te fëmijët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.