Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologjia Invazive e gatshme për programin e trajtimit të infarktit brenda 120 minutave

Lajme 10/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Punimet për renovimin e Klinikës së Kardiologjisë Invazive kanë përfunduar dhe tani është e tashme që të pres pacientët që vijnë me infarkt akut për trajtim brenda 120 minutave.

Përurimi i renovimit të klinikës është bërë sot nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtorin e SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu.

Ky i fundit është shprehur i kënaqur me përkrahjen nga krerët e PDK-së. Sejdiu ka thënë se klinika është e gatshme për shërbim të pacientëve në kuadër të programit për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave, shkruan Gazeta Shneta.

“Klinika e Kardiokirugjisë me Kardiologji Invazive tani funksionon me dy salla dhe fal sjelljes së angiografit të ri i cili ka qëndruar për disa vite në Austri, tani kemi filluar edhe programin për trajtimin e infarktit akut brenda 120 minutave. Ky program është pilot projekt fillimisht në Komunën e Prishtinës, dhe besoj se shumë shpejt do të fillojmë edhe në komuna tjera”, ka deklaruar Sejdiu.

Kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se investimet në shëndetësi po bëhen fal bashkimit të profesionalizmit dhe vullnetin politik. “Kjo tregon se kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik mund të arrihet çdo gjë, është mesazh për qytetarët se në këto ambiente trajtohen të gjithë barabartë shërbimi është cilësore. Punëtorët shëndetësorë janë shumë profesional dhe do ecim përpara të jemi edhe më afër qytetarëve tanë dhe të kemi mundësi të barabarta”, ka deklaruar Veseli.

Ministri Ismaili ndërkaq është zotuar se do të vazhdojë me përkrahje për institucionet shëndetësore. Ai është shprehur i kënaqur me punimet që janë bërë në QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëse keni kontakt me sy me foshnjen tuaj ju po krijoni këto super efekte
Artikulli i rradhës Si t’ia dilni kur udhëtoni me foshnjen me avion

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.