Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’ia dilni kur udhëtoni me foshnjen me avion

Jetë 10/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Besoni ose jo, fluturimet me avion së bashku me foshnjen tuaj janë të lehta. Normalisht se kërkohen shumë plane paraprake dhe strategji – sidomos nëse do të udhëtoni të vetme – por kur fëmijët rriten ashtu ndodh edhe me botën përreth tyre. Ata duan ta eksplorojnë dhe për këtë shkak, gjatë udhëtimit mund të mos rrijnë në një vend.

Mirëpo, udhëtimi me aeroplan me fëmijët ia vlenë domosdo, shkruan Motherly.

Do të ketë të papritura sepse të vegjëlit janë të mbushur me befasi, mirëpo kur ju keni planifikuar çdo gjë paraprakisht, gjërat do të lehtësohen më shumë, transmeton Gazeta Shneta.

Mjekia e pediatrisë Dr. Tanya Altmann, ka renditur disa këshilla që do ju ndihmojnë ta përballoni fluturimin me bebin tuaj, sidomos nëse ky është udhëtimi juaj i parë:

1. Paketoni sendet esenciale: Merrni me vete së paku 1o pampers, një mbulesë ku do bëni ndërrimin, një krem lëkurë, disa rroba për ndërrim, një batanije, biberonin, dezinfektuesin e duarve dhe një palë salveta të lagura. Dhe mos harro te marrësh edhe disa sende esenciale për vete. Bëni kujdes të mos paketoni shumë gjëra, në mënyrë që ta keni më të lehtë qarkullimin pasi të ateroni.

2. Mbani duart e lira: Turbulencat dhe shkundjet gjatë ngjitjes dhe aterimit të aeroplanit në fakt janë të mira për beben. Andaj ju mundeni ta lidhni foshnjen në gjoksin tuaj në mënyrë që t’I keni edhe duart e lira për të bërë diçka tjetër.

3. Bëj çkado që të relakson: Dëgjo muzikë, shkruaj në ditar, shikoji episodat e humbur të serialit të preferuar…

4. Merr me vete karrocen: Nëse po udhëtoni me partnerin tuaj ose dikë tjetër, karroca nuk do të ishte edhe aq e nevojshme. Në të kundertën ajo ju ndihmon ta bartni foshnjen njëkohësisht me valixhet tjera.

5. Pajisjet digjitale: Edhe pse fëmija juaj është një zbavtije në vete, nëse po niseni në një udhëtim më të gjatë ju do të donit ta kalonit sa me qetësisht. Në këto raste mund të shikoni në tabletin apo telefonin tuaj.

6. Veshe foshnjen me rroba të rehatshme: I vogli juaj le të jetë I veshur me rroba që ju do ta keni më të lehtë ta ndërroni në aeroplan. Në anën tjetër, edhe foshnja do të ndihet më mirë gjatë udhëtimit.

Disa këshilla tjera që janë të vlefshme për këto momente:

– Merr ushqim të lehtë

– Mbaj dokumentet me një vend që mund t’I qaseni lehtë

– Vesh rroba të rehatshme

– Mos harro lodrat e vogla /GazetaShneta/

Artikulli paraprakKardiologjia Invazive e gatshme për programin e trajtimit të infarktit brenda 120 minutave
Artikulli i rradhës Kërkohet ndihmë për shërimin e Blineres

Ju sugjerojmë

Vetëm 90 minuta ushtrime force në javë mund të ndihmojnë për një jetë më të gjatë

04/06/2026 Jetë

A mund të ndihmojnë vitaminat B12 dhe folati në luftimin e lodhjes kronike?

04/06/2026 Jetë

Humbja e peshës mund të ruhet edhe me doza më të ulëta të barnave për obezitet

04/06/2026 Jetë

Vaping-u mund të bëhet më i rrezikshëm me përdorim të zgjatur

04/06/2026 Jetë

Një test urine mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të autizmit

04/06/2026 Jetë

Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mbështetje për shëndetin mendor nga inteligjenca artificiale

04/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.