Kate Middleton duket se është një nënë shembull për fëmijët e saj.
E deri tani ka treguar se edhe është e gatshme të thejë rregullat e Mbretërisë, për t’i rritur fëmijët e saj ashtu siç ajo mendon se është më së miri.
Megjithatë, këtë herë ajo derisa ka nxjerrë fëmijët në park për t’u relaksuar, ka diçka që i pengon njerëzve.
Ata kanë shprehur zhgënjimin në rrjetet sociale, pasi kanë parë fotografitë e Princit George duke u argëtuar me një revole lodër.
Njerëzit mendojnë se një armë lodër nuk është aspak e duhura për të argëtuar një fëmijë.
“Asnjë fëmijë në ditët e sotmë nuk duhet ta shohë një armë si lodër. Le që në fakt kjo lodër duket aq reale…”
Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, aktorja e britanike Daisy Torne. Njësoj si aktorja në fjalë mendojnë edhe të tjerë individë, të cilët nuk e miratojnë vendimin e Kate për ta lënë të birin të luajë me një armë, qoftë ajo edhe lodër!
Këto revolta vijnë në një kohë kur nëpër botë, e sidomos në Amerikë, po luftohet kundër të drejtës që njerëzit të posedojnë armë të ftohta, posaçërisht revolet./gazetashneta