Katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
MSH ka bërë të ditur se nga 1058 qytetarë të testuar, katër prej tyre kanë dal pozitiv me Sars-Cov-2.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa tetë persona janë regjistruar si të shëruar.
Numri total i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 424 persona. /Gazeta Shneta/