Oda e Mjekëve të Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër licencave për specialistë që nuk janë me studime bazike të mjekësisë së përgjithshme.
Kësisoj dy specialistët e parë me licencë nga OMK kanë dal një psikologe klinike dhe një biokimist klinik, shkruan Gazeta Shneta.
Oda e Mjekëve ka deklaruar se lëshimi i këtyre licencave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Odën e Infermierëve të Kosovës.
“Kjo u arrit pas bashkëpunimit të MSh-së, OMK-së dhe OIK, pas opinionit ligjore të Zyrës Ligjore të MSH-së dhe në frymën e zhbllokimit të kësaj çështje mbetur peng tash e dy vite. Dy punëtorët e parë shëndetësore të këtyre kategorive që u licencuan sot janë Specialistja e Psikologjisë Mjekësore Donika Tahirsylaj Alidemi, dhe Specialisti i biokimisë klinike Bislim Bislimi. Kjo procedurë do vazhdoj deri në një vendim tjetër të MSh”, thuhet në njoftimin e OMK-së. /Gazeta Shneta/