466 mostra të dyshuara për coronavirus janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, prej tyre katër kanë rezultuar pozitive.
Sipas raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë 20 qytetarë janë shëruar nga infeksioni COVID-19 ndërsa nuk raportohet për të vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit nga ministria raportohet se janë dhënë vetëm 30 doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Deri më tani në nivel vendi janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID.
Aktualisht në Kosovë janë 347 raste aktive me COVID-19. Rasti i parë I infektimit me coronavirus në nivel vendi është reggjistruar më 13 mars 2020. /Gazeta Shneta/