Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës brenda katër ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore 970 pacientë, prej tyre 51 morën trajtim mjekësorë pas aksidentëve në trafik.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se gjatë kësaj periudhe janë kryer 239 vizita ortopedike.
“Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) u trajtuan 214 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 169 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 276 pacientë”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/