Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër zakone që dëmtojnë shëndetin e trurit

Jetë 03/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë zakone të përditshme ndikojnë në shëndetin e dobët të trurit, por hulumtimet e fundit kanë treguar  se janë katër zakone që shkaktojnë pasoja të mëdha në tru.

Këto zakone janë: qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, mungesa e shoqërimit, gjumi i pamjaftueshëm dhe stresi kronik, shkruan BrainFit, trasmeton Gazeta Shneta.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Një i rritur mesatarisht ulet për gjashtë orë e gjysmë në ditë dhe e gjithë kjo ka një ndikim negativ në shëndetin e trurit. Një studim i vitit 2018, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën PLOS One, zbuloi se qëndrimi i tepërt ulur çon në ndryshime të rëndësishme në pjesën e trurit që është vendimtare për kujtesën.

Mungesa e shoqërimit

Vetmia është e lidhur me depresionin dhe një rrezik më të lartë të sëmundjes Alzheimer dhe mund të përshpejtojë rënien njohëse. Një studim i korrikut 2021 zbuloi se njerëzit më pak aktivë shoqërorë humbasin më shumë nga lënda gri e trurit, shtresa e jashtme përgjegjëse për përpunimin e informacionit.

Gjumi i pamjaftueshëm

Sipas një hulumtimi një e treta e të rriturve nuk bëjnë shtatë deri në tetë orë gjumë të rekomanduar. Hulumtimi në numrin e dhjetorit 2018 të revistës “Sleep” zbuloi se aftësitë njohëse si kujtesa, arsyetimi dhe zgjidhja e problemeve bien kur njerëzit flenë më pak se shtatë orë në natë.

Stresi kronik

Stresi kronik fjalë për fjalë mund të shkatërrojë qelizat e trurit dhe të tkurr korteksin paraballor, zonën përgjegjëse për kujtesën dhe të mësuarit. Një shkaktar kryesor i stresit tek të moshuarit është afrimi i gjithçkaje sikur gjërat duhet të jenë pikërisht ashtu siç i imagjinon personi ose nuk është mirë, shpjegon Tanzi. “Kjo mënyrë e të menduarit mund të shkaktojë reagime negative që rrisin nivelet e stresit sa herë që gjërat nuk shkojnë siç duhet”.

Një lajm i mirë është se këto katër zakone janë më të lehta për t’u ndryshuar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBordi i AGK-së kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë më me seriozitet mbrojtjen e gazetarëve
Artikulli i rradhës Qeni shpëton pronaren e tij: Ia gjen donatoren për veshkë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.