Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kelmendi nuk u rekomandua për asistente nga Dekanati, thotë se iu bë e pa drejtë

Lajme 27/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialistja e ortodoncisë, doktor shkence Jeta Kelmendi, po pretendon se po i bëhet e pa drejt në kandidimin e saj për asistente të rregullt në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Jeta Kelmendi nga Prishtina, doktor shkence dhe specialiste në Ortodonci, është duke u privuar nga e drejta e saj në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Kelmendi e cila ka përfunduar studimet themelore në degën e Stomatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, tash e tetë vjet është duke kërkuar që të avancohet në staf  të rregullt, mirëpo ajo është duke u diskriminuar nga këshilli drejtues i fakultetit, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse, studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit, Kelmendi në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar se edhe pse i plotëson të gjitha kriteret për pozitën të cilën ajo ka aplikuar, as që nuk është marr parasysh nga këshilli i fakultetit.

“Me 22 tetor kur është shpall  konkursi për staf të rregullt nga Universiteti i Prishtinës gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë në degën e stomatologjisë për pozitën e 32 që ka qenë Ortodoncia paraklinike, unë me pesë nëntor i kam dorëzuar dokumentet, ku sipas rregullores e kam pas të qartë që të gjitha pikat dhe nenet në rregulloren 178 të statusit të Universitetit të Prishtinës, i përmbushi të gjitha kriteret me status dhe sipas rregullores gjegjësisht, pika 22 e nenit 11” ka treguar Kelmendi.

Studimet në Kroaci, Kelmendi i ka perfunduar në vitin e kaluar. Ndonëse dëshira e saj e madhe për të kontribuar në vendin e saj në fushën e mjekësisë, asaj nuk po i jepet hapësirë.

Duke qenë një studente e dalluar me notë mesatare 9.4 dhe me një numër të madh të punimeve shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare me impalt faktor dhe të cituara, për profesorët kosovarë si duket kjo nuk po luan ndonjë rol.

“Jam i vetmi kandidat doktor shkence, me nivelet më të larta dhe me numër të konsiderushëm të punimeve shkencore, me notën mesatare po ashtu më të madhen, në buletinet e shpallura në ëebfaqe jam me status e rekomanduar, nuk kam ide sesi ka mbërritur tek ai vendim Këshilli i Fakultetit, dhe ai vendim i është dorëzuar rektoratit me statusin që unë nuk zgjidhem”, ka thënë Kelmendi.

Senati i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur në tetor të vitit 2019, kishte marrë vendim që të shpallë konkursin për angazhimin e personelit të rregullt akademik, përfshirë zgjedhje, rizgjedhje dhe avancim të tyre.

E me të hyrë ky vendim në fuqi më 27 nëntor të vitit që lamë pas, në raportin e Komisionit vlerësues për zgjedhjen e personelit akademik, Jeta Kelmendi kishte qenë njëra nga të rekomanduarat mirëpo emri i saj nuk kishte shkuar për miratim nga rektorati. /Insajderi.com

https://video.gjirafa.com/embed/e-doktoruar-ne-universitetin-e-zagrebit-nuk-avancohet-si-staf-i-rregullt-ne-fakultetin-e-mjekesise

Artikulli paraprakDrejtori i Radiologjisë e konfirmon skandalin e vet, e pranon gabimin me kontrastin dhe pasojat tek pacientët
Artikulli i rradhës Zbuloni disa nga arsyjet në lidhje me skuqjen në fytyrë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.