Këngëtarja Ciara pëson aksident në muajin e fundit të shtatzënisë (Foto)

2017-03-10 në ora 22:08

Këngëtarja Ciara, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë, ka pësuar një aksident me veturë në LA.

Ajo ishte duke vozitur një Mercedes të bardhë të premten kur një Volvo u përplas në pjesën e përparme të veturës së saj përderisa ajo ishte duke u kthyer në një kthesë, raporton TMZ.

31-vjeçarja u shfaq e tensionuar dhe e mërzitur pas aksidentit, dhe po shtrëngonte gjoksin dhe shpatullat e saj, transmeton Gazeta Express.

Policia erdhi në vendin e aksidentit menjëherë, shton ueb-faqja. Ueb-faqja shton se as Ciara as shoferi nuk morën lëndime serioze.