Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja me anë të një fotografie në Instagram, me të cilën njofton se solli në jetë një djalë.
Poashtu, ajo në rrjetet sociale ka falenderuar Spitalin Amerikan në Prishtinë ku kishe realizuar lindjen e djalit, duke shprehur mirënjohje të gjithë mjekëve, gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve për profesionalizmin e treguar gjatë procesit të lindjes.
Rona shprehet shumë e lumtur teksa pozoi me foshnjën në krah, të cilin vendosën që ta quajnë Bardhyl.
Postimi i plotë:
Faleminderit Spitali Amerikan në Prishtinë, mirënjohëse te gjithë mjekëve, gjinekologëve, neonatologëve, infermierëve për profesionizmin dhe kujdesin e veçantë që treguan për mua dhe të voglin tonë Bardhyl.
#spitaliamerikan #perqafojejeten Spitali Amerikan – American Hospital Kosova




