Seriali indian “Bidaai” ka qenë një ndër më të ndjekurit në TV Klan, i transmetuar vite më parë, por që ende vazhdon të mbahet mend, sidomos personazhi kryesor Sadna.
Këtë serial e ka ndjekur edhe këngëtarja Ertila Koka e cila është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.
Ertila ka rrëfyer gjatë emisionit se e ka ndjekur Bidaain dhe ka qarë për personazhin e Sadnës ashtu siç qanë shumë teleshikues.
“Po e kam ndjekur dhe unë Sadnën dhe kam qarë”, u shpreh Ertila.