Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni kujdes me këto shenja, ato tregojnë se organizmi juaj ka filluar të vdesë

Jetë 12/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse ju dhemb shpesh koka, keni puçrra dhe probleme me thonjtë, atëherë do të duhet urgjentisht të shkoni te mjeku.

Nëse këto gjëra ju ndodhin juve, përpiquni që të mos e injoroni shëndetin tuaj, shkruan GE.

Problemet me aknet

Kjo mund të jetë mungesë e zinkut. Mund të vendosni krem për t’i hequr, por pse të mos e luftoni problemin te rrënja. Hani sa më shumë ushqime të pasura në zink, badem, fara të kungullit, spinaq dhe kikirikë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës nganjëherë mund të shfaqen si pasojë e mungesës së magnezit, e kjo lehtë mund të hiqet nëse konsumoni më shpesh banane dhe lakër.

Ngërçet në muskuj

Edhe ngërçet në muskuj mund të shfaqen si pasojë e mungesës së magnezit. Provoni të laheni në ujë të ngrohtë me kripë të hidhur, pasi që kripa përmban magnez dhe lëkura juaj mund ta absorbojë.

Shikimi i dobësuar

Shikimi i dobësuar është pasojë e mënyrës së gjatë si jetoni, ushqimit dhe shprehive negative. Ushqimi i përpunuar në mënyrë industriale, mungesa e lëvizjes dhe qëndrimi para kompjuterit, duhani, ndikojnë në shëndetin e syve.

Thonjtë që qërohen dhe floku i thatë

Kjo është shenjë se ju mungon vitamina B7. Hani më shumë tharëm të bukës, djathë dhe kikirikë, në mënyrë që të keni thonj të shëndetshëm.

Floku i dobët

Nëse vëreni se gjatë krehjes së flokut po ju bien shumë qime, kjo është shenjë e mungesës së hekurit. Hani sa më shumë perime me gjethe të gjelbër të errët dhe mish të kuq.

Flluskat e bardha

Nëse keni flluska të bardha në nyja dhe gishtërinj, kjo tregon se keni mungesë të aminoacideve esenciale. Mund t’i kompensoni, duke konsumuar sa më shumë peshk, fruta deti dhe pemë me lëvozhgë të fortë.

Lëkura me zbokth

Nëse e keni vërejtur se lëkura shpesh ju shtrëngohet, keni të kruara, keni zbokth, kjo do të thotë se ka nevojë për hidratim. Aplikoni krem hidratues gjatë ditës, ndërsa krem më të yndyrshëm gjatë natës.

Çfarë fshihet prapa lodhjes?

Lodhja është alarm, të cilën psikika ia dërgon trupit. Nga lodhja tensionoheni, bëheni me depresion, nuk keni vullnet për asnjë aktivitet të mundshëm, që do të thotë se këto i shkakton stresi. Në vend të kësaj, ecni, vraponi dhe shmangni uljen e përditshme.

Fryrjet në stomak

Kjo vjen si pasojë e tretjes jo të mirë të ushqimit apo edhe si pasojë e ushqimeve të caktuara. Përjashtoni nga ushqimi ose pakësoni kripën, ushqimin e shpejtë, pijet e gazuara, makaronat, orizin.

Hani perime të ziera, pemë, drithëra, bishtaja, vezë, mish pule ose gjeldeti, jogurt dhe çaj të gjelbër. Shmangni alkoolin, kafenë dhe lëngjet. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakGruaja që pas 70 vitesh e realizoj ëndrrën për t’u bërë balerinë
Artikulli i rradhës Receta kontroverse indiane për plleshmëri! Po çmend gratë për seks

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.