Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Keni kujdes nëse keni nishane në lëkurë, mund të jenë rrezik për kancer

Jetë 06/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët venë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë. Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll.

Nishanët nuk duhen prekur. Ky koncept megjithëse i gabuar vijon të jetë pjesë e mentalitetit të shqiptarëve duke u kthyer në origjinë të shfaqjes së kancerit të lëkurës në formën më të rëndë të tij. Specialistët tregojnë se rastet e personave të prekur nga kjo sëmundje po vijnë gjithnjë e në rritje.

Statistikat e sakta në vendin tonë mungojnë, por mjekët venë alarmin se kanceri i lëkurës po prek edhe të rinjtë. Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por mjekët thonë se ajo mund të parandalohet duke filluar me një vetëkontroll. Djegia nga dielli është një ndër shkaktarët kryesorë të melanomës prandaj specialistët na rekomandojnë kujdes ndaj tij.

Aq më tepër personat më të rrezikuar nga ky kancer si ata me ngjyrë të çelur lëkure apo që kanë histori familjare me melanomë. Gjithashtu mjekët rekomandojnë shmangien e solarëve për nxirje artificial të lëkurës, pasi ato i konsiderojnë makineritë e kancerit.

Dy llojet e kancerit në lëkurë

Ka 2 lloje kryesore të kancerit në lëkurë, të cilat prekin pjesën me të madhe të njerëzve: Tumori kanceroz në qelizën themelore është më i përhapur që prek qelizat që ndodhen në shtresën e parë të lëkurës. Është një kancer që nuk përparon shpejt dhe nuk përhapet në pjesët e tjerat  të trupit.

Lloji i dytë përfshin gjithashtu një qelizë në shtresën e parë të lëkurës dhe quhet squamous dhe gjithashtu nuk përbën shumë rrezik. Melanoma është sëmundja më me rrezik pasi prek qelizat të cilat prodhojnë ngjyrën e lëkurës dhe nëse nuk merr mjekimin e duhur në kohën e duhur prek mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Mjekët këshillojnë njerëzit të vërejnë ndryshimet në poret e lëkurës që mund të ndryshojnë në nishane, në madhësi, në formë. Kurimi i këtij kanceri varet nga lloji dhe nëse ai është përhapur apo jo.

Artikulli paraprakKujdesuni për lëkurën në shtatzëni me vajin HiPP Mamasanft
Artikulli i rradhës Katër operacione për t’i shëruar gishtat nga ngrënia e thonjve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.