Lëngu i limonit siguron shumë përfitime shëndetësore. Një prej tyre është trajtimi i problemeve të shumta në gujë, siç janë: largimi i bakterieve dhe parandalimi i infeksioneve.
Gjithashtu, përmes lëngut të limonit ju mund të eleminoni erën e keqe të gojës, gjakderdhjen e mishërave dhe reduktimin e dhimbjeve të dhëmbit.
Se si ta përdorim limonin për t’i arritur këto trajtime, ne kemi përgatitur një guidë, transmeton Gazeta Shneta.
1.Zbardhja e dhëmbëve përmes limonit
Do t’iu duhen 2-3 lugë lëng limoni dhe një lugë kripë. Përzieni përbërësit dhe lani dhëmbët me të. Lëjeni pastën që të qëndrojë për disa minuta dhe pastaj shpërlajeni gojën me ujë. Përsëriteni këtë dy herë në javë për të arritur rezultatet e kërkuara.
Vëmendje: Shmangni kryerjen e këtij trajtimi më shumë se dy herë në javë, pasi që acidi nitrik nga limoni mund të dëmtojë zmaltin dhe të bëjë dhëmbët të verdhë.
2..Largimi i erës së keqe
Juve do t’iu duhen 3 lugë lëng limoni për t’i gargaritur. E pasi ta bëni këtë, pështyjeni nga goja. Pas kësaj, lani gojën për të parandaluar aciditetin e lartë nga zmalti.
3.Reduktimi i dhimbjeve të dhëmbit
Juve do t’iu duhet një lugë lëng limoni, të cilën duhet ta hidhni në një top pambuku dhe ta zbatoni atë në pjesën e prekur. Pasi ta bëni këtë, lani gojën me ujë.
Vërejtje: Mos lini lëngun në më shumë se 10-15 minuta, pasi që siç ju paralajmëruam më parë, aciditeti i limonit mund të dëmtojë dhëmbët./Gazeta Shneta/