Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë paguar afër 12 mijë euro kujdestari pa asnjë dëshmi për mbajtjen e tyre
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në 36 raste SHSKUK ka paguar për kujdestari pa asnjë dëshmi para në vlerë 11,897 euro. “Poashtu, në 16 raste të testuara kemi identifikuar se të punësuarit nuk ishin evidentuar në sistemin e vijueshmërisë së punës gjatë orarit të rregullt”, thuhet në raportin e ZKA-së, transmeton Gazeta Shneta.
“Mangësitë e evidentuara në kalkulimin e kujdestarive dhe menaxhimin e ditarëve të kujdestarive të natës, rritin rrezikun që të ndodhin pagesa të parregullta dhe potencialisht për shërbimet të cilat nuk janë ofruar”, ka paralajmëruar auditori.
Tutje rekomandohet që këta punëtorë të QKUK-së që kanë pëfituar kujdestari në këtë formë, t’i kthejnë paratë në buxhetin e SHSKUK-së. “Ne rekomandojmë kthimin e mjeteve në buxhetin e ShSKUK-së për të gjitha pagesat e paguar për kujdestari të cilat nuk ishin dokumentuar me dëshmi për mbajtjen e tyre. Më tej, të sigurohet se i gjithë stafi do të evidentohet në sistemin e vijueshmërisë”, thuhet në raport. /Gazeta Shneta/