Si prind, ju kaloni më shumë se sa vetëm gjene tek fëmijët tuaj. Fëmijët i marrin edhe shprehitë e veset tuaja – të mira dhe të këqija.
Bëjani të ditur fëmijëve tuaj se ju kujdeseni për ta duke i ndarë këto këshilla shëndetësore që ata do t’i mbajnë në mend për sumë kohë, transmeton GazetaShneta.
1: Hani ushqime me shumë ngjyra
Ngjyrat e ushqimeve tuaja duhet të jenë të shumëngjyrshme, sepse kështu do të shtoni më shumë lojë në një proces që fëmijët nuk e preferojnë aq, si dhe do të ushqeni fëmijët shëndetshëm. Ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë vlerën ushqyese të përfshirjes së një ylberi të ushqimeve me ngjyra në dietën e tyre të rregullt, duke përfshirë pemë e perime si tranguj, mollë, pjeshkë, portokalli, shalqi, domate etj.
2: Mos e anashkaloni mëngjesin
Instalimi i një rutine të rregullt ushqimore në jetën e tyre mund të jeta gjëja më e mirë që mund të bëni për ta. Ata do ta vazhdojnë këtë traditë edhe kur të rriten, e ku ka më mirese sa një individ që kujdeset përmes rregullave ta mbaje organizmin e shëndoshë, shkruan “Health Line”.
3: Merruni me aktivitete të këndshme fizike
Jo çdo fëmijë i do sportet. Disa mund të kenë frikë nga klasa e palestrës. Por nëse ju shohin të jeni aktivë dhe duke bërë aktivitete fizike që ju gëzojnë edhe vetë juve, atëherë fëmijët kanë më shumë gjasa të imitojnë një jetesë të njejtë. Ata shumë shpejt do të zhvillojnë një pasion të ri për këto aktivitete edhe në moshë madhore.
Nëse fëmija juaj nuk e ka gjetur akoma sportin e tij të preferuar, inkurajoni ata që të vazhdojnë të përpiqen dhe të jenë sa më aktivë. Ekspozoni ato në një sërë aktivitetesh fizike si noti, gjuajtja me hark ose gjimnastikë. Ata medoemos do të gjejnë diçka që u pëlqen.
4: Mos rrini tërë ditën shtrirë
Merrni fëmijët dhe veten tuaj dhe dilni diku jashtë në natyrë. Sipas studimeve të bëra raportohet se fëmijët që shikojnë më shumë se një orë ose dy të televizionit në ditë janë në rrezik më të madh për një numër problemesh shëndetësore, duke përfshirë: rezultate të ulta në shkollë, vështirësi në bashkëpunim me tjerët punën e dëmtuar në shkollë duke përfshirë problemet emocionale dhe sociale dhe çrregullimet e vëmendjes, mbipesha, gjumi i parregult etj.
5: Lexoni çdo ditë
Zhvillimi i shkathtësive të leximit është një element thelbësor i suksesit të fëmijës suaj në shkollë e pastaj edhe në punë më vonë në jetë.
Sipas Klinikës së Cleveland, leximi ndihmon në ndërtimin e vetëvlerësimit të një fëmije, marrëdhënieve me prindërit dhe të tjerëve dhe suksesin në jetën e mëvonshme.
Është e rekomanduar që leximin ta bëni pjesë të rutinës së lojës dhe kohës së gjumit të fëmijëve.
10: Jini pozitiv
Është e lehtë për fëmijët të dekurajohen kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhej. Ndihmoni ata të mësojnë elasticitetin kur përjetojnë pengesa duke u treguar atyre rëndësinë e qëndrimit pozitiv ndaj jeteës. Ndihmojini fëmijët tuaj të zhvillojnë vetëvlerësim të shëndoshë dhe një mendim pozitiv duke u mësuar atyre se janë të dashur, të aftë dhe unik, pa marrë parasysh se me çfarë sfidash mund të ndeshen.
Disa këshilla tjera:
– Pini sa më shumë ujë
– Mësoni të kontrollojnë përbërësit e ushqimeve nga etiketat e paketimit
– Ndani kohë për darka familjare
– Bëni kohë edhe për shoqërinë /GazetaShneta/