Një person ka hedhur një bidon me benzinë tek banesa e Bejkush Shehut, mjek gjinekolog në qytetin e Vlorës, me tentimin që t’i vihet zjarr objektit ku po rrinte.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i portalit “Panorama”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar. Personi është shoqëruar menjëherë në Polici.
Nuk janë raportuar dëme materiale deri më tani.