Ndërsa Administrata e Sigurimeve Shoqërore nuk do të lëshojë listën e saj zyrtare të emrave të foshnjave të vitit 2017 deri në verë, vizitorët në Names.org thjesht kanë parashikuar se cilët do të jenë 10 emrat më të njohur të vajzave dhe djemve për vitin 2018.
Kjo listë është kaq e dobishme për tri arsye: 1) Do t’ju ndihmojë të gjeni një emër modern; 2) do t’ju japë një ide se çfarë duhet të shmangni, meqenëse fëmija juaj duhet të ketë markën e vet personale dhe 3) do t’ju ndihmojë të shtyni për gjetjen e një emri tjetër.
Ja lista e plotë e parashikimeve nga Names.org, duke përfshirë disa detaje shtesë nga ne, transmeton Gazeta Shneta.
Vajzat:
1. Olivia (që do të thotë “pema e ullirit” ose “emblema e paqes”)
2. Emma (që do të thotë “e plotë”, “universale” ose “e guximshme”)
3. Ava (që do të thotë “e gjallë”, emri mund të jetë i shkurtër, por ka shumë zemër)
4. Sharlot (që do të thotë “grua e emancipuar”)
5. Mia (që do të thotë “fëmija i dëshiruar”)
6. Sofia(që do të thotë “mençuri”)
7. Izabella (që do të thotë “e betuar ndaj Perëndisë”)
8. Harper (që do të thotë “lozonjare”)
9. Amelia (që do të thotë “punëtore”)
10. Evelyn (që do të thotë “jetë”)
Djemtë:
1. Noa (do të thotë “pushim”, “ngushëllim”, “paqebërës”)
2. Liam (do të thotë “mbrojtës i guximshëm”)
3. Benjamin (do të thotë “dora e djathtë”)
4. Oliver (do të thotë “pemë e ullirit”)
5. Uilliam (do të thotë “luftëtar i fuqishëm”)
6. Xhejms (do të thotë “uzurpues”, një emër klasik që po bëhet më neutral ndaj gjinisë)
7. Elija (kuptim religjioz për të cilin ende nuk është përflitur)
8. Lukas (do të thotë “dritë-dhënës”)
9. Mason (do të thotë “punëtor në gur”
10. Majkëll (do të thotë “i pashëm”)./Gazeta Shneta/