Kërcitja e qafës është një veprim i zakonshëm që njerëzit e kryejnë shpesh gjatë jetës së tyre, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme për të çliruar muskujt dhe kockat nga lodhja.
Mjekët prej vitesh kanë paralajmëruar kundër këtij procesi për shkak të dëmtimeve që mund të shkaktojë në shtyllën kurrizore. Së fundmi, është zbuluar edhe një arsye tjetër përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën, shkruan The Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë, duke shkaktuar isheminë. Sipas mjekëve neurologë, këto raste janë ende në studim, por mund të prekin këdo, veçanërisht ata që kanë venat e gjakut më delikate.
Rreziku është më i lartë për ata që e kanë kthyer këtë veprim në një ves të përditshëm. Një studim i vitit 2014 nga American Heart Association dhe American Stroke Association zbulon se edhe trajtimet profesionale të qafës kanë rreziqe, duke përfshirë edhe kërcitjen e qafës nga mjekët. Ekspertët theksojnë rëndësinë e informimit të pacientëve për këto rreziqe para trajtimeve.
Nëse përjetoni dhimbje qafe, rekomandohet të përdorni lëvizje të lehta, masazhe dhe kompresa të ngrohta për të çliruar dhimbjen pa rrezikuar shëndetin tuaj. Evitimi i kërcitjes së qafës është një hap i rëndësishëm për të parandaluar dëmtimet serioze dhe rrezikun e goditjes në tru./Gazeta Shneta/


