Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla për prindërit rreth gjumit të fëmijëve, shkruan Lira Gjika

Jetë 22/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkruan Lira Gjika, pediatre.

Prindër, nëse doni të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të jeni të qetë dhe mos ta bëni me padurim, pra duke e vendosur fëmijën në krevat atë ta zërë gjumi menjëherë. Ka raste që do të flejë menjëherë, por në përgjithësi do pak kohë që ta zërë gjumi. Mirë është që fëmija të dërgohet për të fjetur, çdo darkë në të njëjtën orë, mundësisht në orën tetë e gjyshëm të darkës. Është mirë që përpara se të flejë t’i lexohet një libër, natyrisht sipas moshës së fëmijës. Leximi në darkë duhet filluar nga mosha gjashtë muaj dhe duhet të vazhdojë deri në moshën 12 vjeç, moshë kur fëmija fillon të lexojë i pavarur. Gjithashtu mund të flitet pak për gjumin edhe pse fëmija mund te jete me muaj. Ju duhet ti flisni dhe ti shpjegoni me fjale te thjeshta se sa mire i bën gjumi për tu rritur, sa shumë e ndihmon trupin dhe mendjen e tij. Duke e përkëdhelur dhe folur për ditën e re qe është nesër që do te jetë një ditë më i madh. Tregojini se sa i zoti tregohet, që e përdor dorën me siguri, që qesh bukur, sidhe plot nga këto fjale te thjeshta që e qetësojnë fëmijën dhe duke u qetësuar me nënën pranë e zë gjumi. Do të ishte shumë mirë që leximin para gjumit ta bënte babai. Kjo do të shërbente që fëmijët dhe babai të ishin më të afërt dhe do të shmangej distanca apo ndrojtja baba fëmijë, e cila është shumë prezente në marrëdhënnien baba-fëmijë tek ne. Prindër përpiquni të shmangni padurimin. Padurimi juaj e bën fëmijën te ndihet keq dhe i pasigurt dhe në vënd që të qetësohet përkundrazi shqetësohet edhe më shumë. Prindër edhe vënia ne gjumë është pjese e rritjes, përpiquni ta shijoni dhe të shmangni bezdinë. Lira Gjika

Artikulli paraprakMoti për nesër
Artikulli i rradhës Doktoresha nga Kosova merr çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë”, mediat austriake i kushtojnë vëmendje këtij suksesi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.