Bëni “multitasking”- Është e mrekullueshme kur bëni shumë detyra në të njëjtën kohë, nëse jeni duke folur në celular, bëjeni me zë që të mund të palosni rrobat nga makina e pastrimit, të pastroni pluhurin nga raftet, të zbrazni larësen e enëve etj.
Dezinfektoni dorëzat e dyerve– Dorashkat e dyerve janë një nga vendet ku jetojnë baktere dhe mikroorganizma të dëmshëm, ndaj dezinfektimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjes.
Pastroni enët e pista teksa gatuani– Ndërsa e prisni ushqimin të ziejë, keni mjaftueshëm kohë që të lani enët e papastra. Mbusheni lavamanin me ujë të ngrohtë me detergjent dhe vendosini enët e pista që të zbuten derisa hani.
Shmangeni hekurosjen– Për të shmangur hekurosjen, rrobat që i nxirrni nga lavariçja palosini menjëherë apo i varini që të parandaloni rrudhosjen e tyre.
Pastrojeni kabinën e dushit çdo ditë– Pas dushit, pastroni muret e kabinës dhe përshkoni me leckë për tharje që të largoni njollat nga uji dhe sapuni.
Freskoni koshin e mbeturinave– Koshi i mbeturinave mund të kundërmojë pas një kohe, ndaj është mirë që të copëtoni një limon dhe të vendosni në një mbajtëse të akujve, duke i shtuar uthull dhe duke e ngrirë atë. Herë pas here, vendosni disa copa akulli në koshin e mbeturinave që të shmangeni nga kundërmimi.
Zhbllokoni kokën e dushit– Mënyra më e lehtë për zhbllokimin e kokës së dushit është duke përdorur uthull të distiluar në një qese plastike të mbështjellë rreth kokës së dushit. Lereni për një orë që të lejoni uthullën të ketë efekt, largojeni qesen dhe shpëlajeni kokën.
Pastrojeni lehtësisht mikrovalën– Që të largoni papastërtinë nga mikrovala, merreni një enë të mbushur për gjysmë me ujë dhe uthull dhe vlojeni në mirkovalë për 10 minuta. Avulli do të zbusë papastërtinë e cila më pas do të pastrohet shumë lehtë.
Larësja e enëve nuk është vetëm për enë– Larësja e enëve mund të përdoret edhe për pastrim të lodrave plastike, mbajtëset e furçave për dhëmbë, filterve të fshesave elektrike, këto janë vetëm disa nga elementet që mund ti pastroni në larësen e enëve.
Përdoreni ajrin e kompresuar për pastrimin e kapakëve të ventilimit– Shumë njerëz e përdorin ajrin e kompresuar për pastrimin e pajisjeve elektronike mirëpo kjo gjë mund të shërbejë edhe për pastrimin e kapakëve të ventilimit në banjo.
Mbajeni kanalin të pastër nga bllokimi– Kanalet e tubacionit mund të bllokohen nëse nuk i kushtoni rëndësi, që të parandaloni një gjë të tillë është mirë të derdhni në të ujë që vlon një herë në disa javë. Për bllokime më serioze ju duhet të kapni dorëzat dhe ta pastroni kanalin me dorë.
Topthat e pluhurit– Është e çuditshme se si këta toptha mund të rriten dhe të fshihen në qoshe të shtëpisë. Të pengoni këtë gjë ju duhet që të pastroni këto pjesë më shpesh.