Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla sesi të kujdeseni për bebin tuaj gjatë stinës së verës nga mamia Razije Musa

Këshilla për shtatzëna 16/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshillat nga mamia e njohur Razije Musa nuk mungojnë, e sidomos në lidhje me shëndetin e bebit tuaj gjatë stinës së verës.

Në faqen e saj zyrtare, ajo ka ndarë me nënat këshilla sesi të kujdeseni për bebin tuaj gjatë stinës së verës shkruan Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Sipas mamisë është tejet e rëndësishme të siguroheni se bebi juaj po konsumon mjaftueshëm qumësht gjiri apo formulë, në mënyrë që fëmija të mos pësoj dehidratim.

“Dieta e bebes ka shumë rëndësi, sigurohuni që beba pin mjaftueshëm qumësht gjiri ose formulë në mënyrë që të mos dehidratohet sepse gjatë ditëve të nxehta djersa bënë që fëmija të humb ujë nga lëkura. Për fëmijët që ushqehen me ushqime solide kujdesuni që të marin mjaftueshëm pemë sepse edhe aty ka sasi të ujit. Keni kujdes me ushqimin kur të udhëtoni sepse nga temperaturat e larta shumë lehtë mund të prishet.”, thuhet në njoftim.

Tutje, ajo ka veçuar rëndësinë e ujit të pijshëm, dhe në rast se nuk ndiheni e sigurt se është i pijshëm duhet t’a vloni atë.

“Uji ka shumë rëndësi, gjithmonë vlojeni ujin për të cilin nuk jeni të sigurtë se është i pijshëm por nëse ekziston mundësia e blerjes së ujit edhe ai është opsion i sigurtë kur nuk keni qasje në ujë të pijshëm.”

Në anën tjetër, skuqjet nga nxehtësia janë të pashmangshme te bebet, andaj mamia rekomandon që bebi të pastrohet me ujë jo shumë të nxehtë dhe me shampon hipoalergjenik.

“Skuqjet nga nxehtësia janë të zakonshme gjatë veres, ato shfaqen në qafë apo në fytyrë. Kujdesuni të bëni banjo për beben me ujë jo shumë të nxehtë por të vakët dhe me shampone hipoalergjenike.Një kujdes më të shtuar duhet t’i  kushtoni skuqjeve në zonën e pampersave prandaj pastroni fëmijet dhe aplikoni kremë apo vaj ulliri ose kokosi.”

Meqenëse është stina e verës, përdorni krema adekuate kundër mushkonjave të cilat janë të testuara dhe të lejuara për përdorim.

Dhe së fundmi, mamia rekomandon të mos e mbingrakoni bebin tuaj me veshje, dhe ato duhet të jenë 100% pambuk, dhe padyshim përzgjedhni veshje me ngjyra të hapura./GazetaShneta/

Artikulli paraprakGjendja e rënduar në Gjermani, mbi 1 mijë persona të pagjetur dhe më shumë se 100 viktima janë të raportuara
Artikulli i rradhës Pse bebi juaj buzëqesh gjersa është në gjumë?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.