Njollat e errëta mbi mure shqetësojnë shumë njerëz. E rëndësishmja për këto njolla është që t’i heqim duke mos lënë që të formohen përsëri.
Njollat e errëta në cepat e tualeteve ndodhin për shkak të kondensimit që formohet . Në veçanti fenomeni ndodh në tualete, ambient ku ka më shumë lagështi e cila depozitohet mbi muret e ftohta.
Si t’ja bëjmë që të largojmë njolart e lagështisë ? Në këto raste mungesa e ajrimit është bashkëfajtore sepse ndikon në rritjen e mosbalancës midis ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë të cilat favorizojnë krijimin e mykut.
Ajo që të shqetëson nuk është vetëm ana estetike por dhe ajo shendetësorë duke parë që myku dëmton dhe shëndetin. Nuk është asnjëherë e këshillueshme të largojmë njollat e lagështisë në të thatë sepse rrezsikojmë të shpërndajmë spore.
Këshilla e parë për të larguar njollat e lagështisë është ajrosja e cila lejon riekuilibrimin e temperaturës së jashtme dhe të brëndshme. Më pas duhet patjetër të ndërhyrjmë në mënyrë të përpiktë.
Në rradhë të parë muret duhen pastruar dhe higjenizuar që të largojmë lagështinë dhe parandalojmë riformimin e saj ose rikthimin e fenomenit për një kohë shumë të shpejtë.
Ekzistojnë në shitje shume produkte të cilat të lejojnë që pastrimin, lyerjen dhe parandalimin ta bëjmë në mënyrë të pavarur në shtëpitë tona dhe me pak shpenzime.
Kini parasysh që këto këshilla duhen dhe mund të ndiqen nëse problemi me lagështinë është I vogël dhe nëse njollat janë të menaxhueshme.
Nëse problemi apo fenomeni i lagështisë është më I gjerë atëherë duhet t’i drejtoheni ekspertit.