Gjinekologia Visare Kotori ka folur në një bisedë për Gazetën Shneta, lidhur me mundësitë e çrregullimeve kromozomale tek gratë shtatzëna, si dhe testet që duhet të kryhen për të evituar këtë rrezik
Mjekja ka bërë të ditur se është Testi NIFTY i cili detekton çrregullimet gjenetike duke filluar nga java e 10-të e shtatzënisë. Ky test, i cili është i thjesht dhe jo invaziv, iu rekomandohet atyre grave shtatzëna të cilat hyjnë në grupin e rrezikut për çrregullime kromozomale.
“Kjo do të thotë shtatzënave te të cilat gjetjet ultrasonografike janë të dyshimta, psh trashja e pales nuhale, shtatzënave të cilat kanë histori familjare, apo të cilat veç kanë lindur paraprakisht fëmijë me ndonjë çrregullim gjenetik, si dhe shtatzënave të cilat janë në një moshë më të shtyrë, ku më parë si kriter është konsideruar mosha mbi 35 vjeç. Por, tani sipas ACOG, pasi që testi është krejtësisht i padëmshëm për nënën dhe foshnjën, test i cili bëhet vetëm me marrjen e 10 ml të gjakut të nënës, sot ky test i propozohet secilës shtatzënë”, ka shpjeguar gjinekologia.
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.
Ajo shton tutje se testi në shumicën e rasteve bëhet për t’i detektuar çrregullimet kromozomale si: Sindromin Down, Patau dhe Edwards, por edhe në raste më të rralla për çrregullime tjera të gjenomit siç janë çrregullimet në kromozomet seksuale, Sindroma Tarner dhe Klineferter, delecionet kromozomale.
Doktoresha Visare thotë se NIFTY, sipas statistikave të fundit, ka një siguri 99.5% për zbulimin e sindromave Down, Patau dhe Edwards. “Me rëndësi se ky test është test skriningu dhe nuk është 100%, krahasuar me testet invazive siç është amniocenteza e cila është e sigurtë 100%”, deklaron ajo.
Mjekja rekomandon çdo grua shtatzënë, çdo çift që presin fëmijë, që nga java e 10-të e shtatzënisë të informohen detajisht për testet gjenetike, për mënyrat dhe rreziqet e mundshme.
“Duhet të informohen detajisht për testet gjenetike, për mënyrën dhe rreziqet e mundshme, për sigurinë e Testit Nifty, si një testi thjesht dhe i padëmshëm, krahas Amniocentezes e cila është metodë diagnostike e cila bartë rreziqet e veta, siç është dështimi ku në statistikat e fundit kanë treguar se rreziku në dështim është 1:200”, ka thënë gjinekologia Visare Kotori. /Gazeta Shneta/
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar