Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Belbëzimi tek fëmijët – zbuloni simptomat dhe trajtimin

Jetë 28/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mësoni më shumë detaje në lidhje me belbëzimin tek fëmijët; si ndodh dhe cilat janë simptomat e para

Në disa raste fëmija mund të belbëzojë. Kjo mënyrë të shprehuri për disa vogëlushë mund të ndikojë në vetëbesimin që krijon si edhe aftësinë për të ndërvepruar me të tjerët.

Cfarë është belbëzimi?

Sipas ekspertëve belbëzimi është një shqetësim që fëmija ka në lidhje me rrjedhshmërinë e artikulimit të fjalëve. Organizata Botërore e Shëndetit e konsideron si një shqetësim në të folur belbëzimin. Sipas tyre fëmija e di shumë mirë se cfarë problemi ka por nuk arrin ta rregullojë duke qënë se bllokohet ose përsërit fjalët.

Simptomat e belbëzimit:

-Fëmija paraqet vështirësi në fillimin e një fjale;

-Fillon të zgjasë zanoret brenda fjalës;

-Përsërit shpesh shkronja të caktuara, zanore ose edhe vetë fjalën e plotë;

-Ka vështirësi në artikulimin e disa zanoreve. Fut pauza në mes të fjalës e cila e bën atë të duket si e ndarë në dy pjesë.

-Zgjat tingullin “mmmmmmm” mes fjalëve të caktuara.

Vështirësia në të folur mund të shoqërohet edhe me simptoma fizike si dridhja e buzëve apo mjekrës. Pulitja e kapakëve të syve apo edhe tendenca për të shtrënguar grushtat ndërsa flet.

Në cilat raste familja duhet të shqetësohet në lidhje me belbëzimin e fëmijës?

Belbëzimi është dicka normale në jetën e fëmijës. Si shqetësim mund të shfaqet ndërsa fëmija është ende duke zhvilluar aftësitë e veta gjuhësore. Nëse këto belbëzime janë minimale dhe nuk krijojnë shqetësime në jetën sociale të fëmijës nuk duhet të shqetësoheni.

Ndër të tjera drejtojuni mjekut nëse:

-Faza e belbëzimit zgjat për më shumë se 12 muaj;

-Në familje ka edhe pjesëtarë të tjerë që belbëzojnë;

-Vështirësia në të folur është shumë e dukshme dhe fëmija fillon të shfaqë tendencën të izolohet.

Në këto raste duhet të shkoni të konsultoheni me mjekun pediatër dhe më pas logoped./botaegruas

Artikulli paraprakNë Onkologji mungojnë citostatikët kryesor për pacientët e sëmurë me kancer
Artikulli i rradhës Këshillat e gjinekologes Visare Kotori për shtatzënat: Kur rrezikoheni nga çrregullimet gjenetike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.