Mos u siguroni shumë se jeni duke ushqyer shëndetshëm fëmijën tuaj.
Në supermarkete, raftet janë të mbushura me patatina dhe shumë prindër u japin fëmijëve të tyre ushqime të cilat kanë shumë kripë, sheqer ose yndyrë.
Por gjëja e mirë e drekës së paketuar nga shtëpia është se bën një ndryshim të dukshëm në marrjen ditore të vlerave ushqyese për fëmijën.
Charlotte Evans, një pedagoge në universitetin e Leeds, zbulon sekretin e një vakti të paketuar të shëndetshëm:
- Fusni të paktën 2 porcione frutash dhe perimesh.
- Sanduiçët janë të shkëlqyer për sigurimin e karbohidrateve.
- Fëmijët zakonisht pëlqejnë ushqime të cilat mund t’i hanë me duar, pra copëtoni perime të ziera, si karotat ose djathë të bardhë. Mbështillini me letër alumini që të mos thahen.
- Çokollatat nuk janë të nevojshme sepse përmbajnë shumë sheqer. Në vend të tyre vini fruta të freskëta ose bajame./tvklan.al