Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilltari i Zemajt, Diellor Rizaj, shkarkohet nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së

Lajme 28/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Diellor Rizaj, këshilltar i ministrit Armend Zemaj, është shkarkuar nga pozita në Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Diellor Rizaj ishte emëruar në postin e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së me vendim të Qeverisë, si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë nga pozita e këshilltarit të ministrit Armend Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.

Por Zemaj e kishte liruar Rizajn nga detyra më 14 dhjetor, pasi i njëjti i ishte nënshtruar konkursit për punësim në QKUK. Me t’u punësuar në këtë pozitë, ishte rikthyer sërish në pozitën e këshilltarit në janar.

Gjatë kësaj kohe Rizaj ka vazhduar të mbante mbledhjet me Bordin, ndonëse ligjërisht më nuk ishte anëtar. Kështu ka vlerësuar Zyra Ligjore e Kryeministrit në një sqarim që i ka dhënë SHSKUK-së.

“Riemërimi i Dr. Diellor Rizaj në të njëjtën pozitë përmes vendimit Nr.20/1/2021, të datës 08.01.2021, nuk shkakton efekt juridik prapaveprues në aspekt të vazhdimit të përfaqësimit të tij në Bordin Drejtues të SHSKUK-së”, thuhet në dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, kjo zyrë ka rikujtuar se përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në Bordin e SHSKUK-së nuk duhet të jetë nga kabineti i ministrit, pasi nëpunësit e kabinetit nuk ushtrojnë asnjë kompetencë drejtuese ose administrative. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrishtinë, plus 116 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Gjermania rekomandon mos aplikimin e vaksinës nga AstraZeneca te personat mbi moshën 65 vjeçare

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.