Kështu kujdeset burri i Tunës për djalin në orët e vona të natës (Foto)

2017-06-10 në ora 14:18

Çifti Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë ndër më të komentuarit në mediet rozë.

Ata së fundi janë bërë prindër të djaloshit me emrin Tian, për të cilin po kujdesen shumë.

Jo vetëm Tuna, për vogëlushin kujdes të madh po tregon babai i tij, Patrisi i cili në asnjë moment nuk i ndahet atij.

Në rrjete sociale, çifti po shpërndajnë kohë pas kohe imazhe në të cilat shihen bashkë me djalin.

Së fundi, Tuna ka postuar në rrjete sociale një video në të cilën shihet Patrisi duke e qetësuar Tianin derisa ai kishte ngërç.

Ai kishte zgjedhur që me muzikë dhe vallëzim t’ia kalonte këtë ‘problem’ fëmijës, kurse Tuna po i filmonte.

“Vallëzimi anti ngërç” ka shkruar këngëtarja sipër videos. /Lajmi.net/