Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kështu mund të prodhoni më shumë qumësht gjiri

Jetë 22/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A mund të ndikoni në prodhimin e qumështit të gjirit dhe pa shumë mund, të jeni gjithmonë të gatshme për shujtën e bebit tuaj? Mjekët shpjegojnë që është e mundur. Ja përse.

Mos u joshni nga ushqimet artificiale për ushqyerjen e bebeve: kjo shtesë mund të ndikojë në zvogëlimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Më mirë është që ti ofroni foshnjes edhe njëherë gjirin, kjo është mënyra më e mirë për të stimuluar më shumë ardhjen e qumështit.

Prodhimi i qumështit stimulohet nga ana e foshnjes suaj: sa më shumë që fëmija thith, aq më shumë qumësht prodhohet.

Në mënyrë që ta lehtësoni këtë proces të ofrimit dhe kërkimit, ushqeni me gji foshnjen sa herë që ajo dëshiron. Është e mundur që në fillim të ushqehet shpesh dhe pa rregull, por me kohë do e bëjë orarin. Dhe mbani në mend: mund të nevojiten 5-6 javë në mënyrë që të arrihet prodhimi konstant i qumështit.

Procesi automatik

Gjatë gjidhënjeve të para, llogaritni në aftësitë e lindura të bebit tuaj. Atë do ta udhëzojë aroma dhe prekja juaj e ngrohtë dhe e butë e lëkurës tuaj. Nëse ju duket bebi i hutuar, vetëm përkëdheleni në faqe dhe ai instiktivisht do kthejë kokën nga gjiri, do hap gojën dhe do kërkojë thithkën.

Në këtë mënyrë natyra i lejon bebit të ushtrojë, dhe në mënyrë që ti japë më shumë kohë që të shijojë kënaqësinë e thithjes, në javët e para, prodhimin e qumështit e mirëmbajnë edhe hormonet. Kur kalon kjo periudhë, prolaktina dhe oksitocina i lënë vendin thithjes.

Është i mjaftueshëm vetëm ai veprim i thjeshtë mekanik, në mënyrë që gjëndrra qumështore të formojë qumështin, që gjinjtë të shprazen rregullisht dhe si kthim automatikisht të stimulojnë mbushjen e tyre të sërishme.

Që tani e tutje, prodhimi i qumështit do ndjek sistemin e ofrimit dhe kërkimit: sa më shumë që thith bebi juaj, aq më shumë qumësht do kenë gjinjtë tuaj. Dhe sa më shpesh që ta ushqeni me gji, aq më shumë qumësht do prodhohet.

Ja disa këshilla për funksionimin e mirë të sistemit të ofrimit dhe kërkimit:

Jepini gji bebit sa herë që të kërkojë

Kjo është shumë e rëndësishme, edhe pse mund të ndodh që disa ditë me rradhë të kërkojë të thithë madje gjer në dhjetë herë në ditë. Kjo është normale, derisa të rregullohet prodhimi i qumështit. Provoni, pra, për të vëzhguar mbledhjet e vazhdueshme të qumështit si një mundësi për pjesën tjetër, sidomos si mënyrën më të natyrshme për të stimuluar prodhimin e qumështit.

Zbrazni gjinjtë plotësisht

Në fund të gjidhënjes, ka mundësi që në gjinj të mbetet edhe pak qumësht. Nëse nëna dëshiron, mund ti pompojë gjinjtë për të mbledhur qumështin dhe ta ruajë qumështin në frigorifer si rezervë për ushqyerjen e fëmijës në rastet kur nëna nuk është e pranishme.

Shmangni ushqyerjen me shishe

Mos u joshni që të zëvendësoni gjidhënjet me shishen me qumësht artificial. Kjo mund të dëmtojë prodhimin e qumështit të gjirit, deri në atë masë, që ta ndërpresë atë plotësisht. Në ato raste, më nuk ka kthim mbrapa në gjidhënje.

Në fillim, kërkesat e foshnjes mund të varojnë, por, edhe siç e keni parë, thithja është ajo e cila stimulon prodhimin e qumështit. Mund të ju duket që periudha në mes dy gjidhënjeve është shumë e shkurtë që t`ju vie qumështi: në ditët e para mund ta kënaqni duke i ofruar përsëri të thithë dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë, që të keni më shumë qumësht. /bebjaime

Artikulli paraprakStresi, shkaktar i gjakderdhjes nga hunda?
Artikulli i rradhës Dietë e shëndetshme për nënat që ushqejnë me gji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.