Qeveria e Kosovës ka miratuar sot formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi.
Sipas burimeve të Gazetës Shneta anëtarë të këtij komisioni do të jenë, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvëndësministrja, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri Arsim Berisha, Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, UD. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci si dhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Ulaj.
Komisioni do të udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, dhe takimi i parë do të mbëhet sot pasdite.
“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko privat. Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar. /Gazeta Shneta/
Formohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, udhëhiqet nga Kurti