Në mbledhjen komemorative të mbajtur në Klinikën Kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përkujtuar puna dhe veprimtaria e Dr.Visar Huruglica.
Gjatë mbledhjes komemorative, drejtori i Klinikës së Oftalmologjisë, Ardian Shabani, ka paraqitur biografinë e Dr. Huruglica, duke kujtuar punën e përbashkët në klinik.
“Dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë”, ka thënë mes tjerash Shabani.
Për punën dhe angazhimin e Dr. Huruglica, ka folur edhe Kryetari i Shoqatës së Oftalmologëve, Naser Salihu, i cili tha se oftalmologu shquhej për entuziazmin e tij, “por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit. Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falenderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen”.
https://gazetashneta.net/omk-mbane-mbledhje-komemorative-ne-nderim-te-dr-visar-huruglica/