Në Ministrinë e Shëndetësisë mbahen provimet e licencave për infermierët në nivel të Kosovës.
MSH i organizon provimet përmes dy komisioneve të cilat i pyesin infermierët që duan të licencohen për profesionin e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka pyetur MSH-në se kush janë anëtarët e këtyre komisioneve dhe cilat janë kualifikimet e tyre profesionale.
MSH është përgjigjur se provimin e licencës për infermierë e mbajnë dy komisione me nga 3 anëtarë në përbërjet si në vijim:
Afërdita Hoxha, Juriste dhe Zëvendësuese e Udhëheqësit të Departamentit Ligjor
Laura Shehu, Specialiste e Shëndetësisë Publike-Departamenti për Shërbime Shëndetësore dhe Udhëheqëse e Divizionit të Shëndetit Mendor
Niman Bardhi, Psikolog klinik, Zëvendësues i Udhëheqësit të Departamentit të Zhvillimit Strategjik.
dhe
Kadrije Retkoceri, Zyrtare e MSh-së për licencim të profesionistëvë shëndetësor dhe e diplomuar në Fakultetin e Edukimit
Shqipe Ukelli, Specialist e Shëndetësisë Publike, magjistre në shkenca mjekësore dhe zyrtare për licencim të institucioneve shëndetësore
Elvana Podvorica, Profesor Asistent në Universitetin e Prishtines-Fakulteti i Mjekësisë/Infermieri. /Gazeta Shneta/




