Një i vdekur dhe katër raste të reja me koronavirus janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit nga 72 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se dy (2) qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa të raportuar janë dhe shtatë (7) qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.
Aktualisht në nivel vendi janë 36 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/





