Fakulteti i Mjekësisë para dy ditësh ka mbajtur zgjedhjet për Këshillin ku janë zgjedhur 30 anëtarë.
Fakulteti i Mjekësisë ka mbajtur zgjedhjet për Këshill ku janë zgjedhur 30 anëtarët e rinj, shkruan Gazeta Shneta.
Më së shumti vota nga këto zgjedhje ka marr profesori Sefedin Muçaj, i cili njëherit është edhe kandidat për dekan pas pensionimit të ish-dekanes Suzana Manxhuka-Kerliu.
Në vendin e dytë është profesoresha Serbeze Kabashi-Muçaj, e cila është bashkëshortja e Sefedin Muçajt.
Në vendin e tretë është Fatos Sada i cili aktualisht po mban postin e ushtruesit të detyrës së Dekanit.
Kandidati tjetër për dekan Burim Neziri është renditur në vendin e shtatë. Më poshtë gjeni listën e plotë. /Gazeta Shneta/