Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë mjekët e partive politike që kanë fituar votat për deputet

Lajme 21/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët, Ekrem Hyseni, Ardian Shala e Haxhi Avdyli, janë votuar mjaftueshëm për t’u bërë deputetë të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Nga LVV-ja deputete edhe në këtë legjislacion do të jenë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Drita Millaku, ndërsa deputet rishtar do të jetë Arben Vitia. Nga PDK-ja ish-ministri i shëndetësisë i cili nuk është mjek me profesion Uran Ismaili dhe Bekim Haxhiu, ndërsa nga AAK – PSD Arbër Tolaj, Time Kadrijaj, si dhe Pal Lekaj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pothuajse të gjitha partitë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit kanë pasur edhe mjekë. Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Haxhi Avdyli e Arbër Tolaj dhe një numër të tjerësh jo i vogël kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në bazë të disa rezultateve që janë publikuar në medie, mandatin e deputetit e ka fituar neurokirurgu Haxhi Avdyli, onkologu i QKUK-së Ekrem Hyseni dhe kardiologu në Spitalin e Prizrenit, Ardian Shala.

Nga koalicioni AAK – PSD drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Arbër Tolaj, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-deputetja dhe doktoresha Time Kadrijaj, si dhe ish-ministri i Infrastrukturës, i cili më herët ka qenë edhe mjek, Pal Lekaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje pozitën e deputetes e ka marrë edhe një herë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ish-deputete dhe doktoreshë, ish-drejtori i shëndetësisë në Prishtinë Arben Vitia dhe ish-anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Drita Millaku.

Nga Partia Demokratike e Kosovës në ulëset e Kuvendit të Kosovës do të jetë ministri në largim i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe ish-anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu.

Artikulli paraprakShkenctarët shpjegojnë dukurinë ‘deja-vu’
Artikulli i rradhës Horoskopi, 21 tetor 2019

Ju sugjerojmë

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.