Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkenctarët shpjegojnë dukurinë ‘deja-vu’

Jetë 20/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me bashkëpunim të trurit dhe shqisave, thonë ekspertët, shfaqet ‘deja vu’-ja.

Kjo dukuri shfaqet te rreth 70 për qind të popullatës së përgjithshme. Më së shumti shfaqet te njerëzit të cilët janë më fantazues, të cilët shpesh udhëtojnë dhe te ata të cilët janë me arsimim të lartë.

Është dukuri e cila më së shumti shfaqet në moshën e hershme të personit, por e cila bie me kalimin e viteve.

Gjithashtu është interesante që shfaqet edhe te njerëzit e lodhur të cilët kanë prirje stresi.

1. Kujtesa afatgjatë dhe afatshkurtër

Për shkak të mënyrës në të cilën truri depoziton kujtesën afatgjatë dhe afatshkurtër mund të arrihet deri te deja vu-ja.

Kjo ndodh kur informata të cilën truri ynë e grumbullon nga ambienti bredh dhe në vend të kujtesës afatshkurtër skalitet në kujtesë afatgjatë, thekson Psychology Today.

Në atë mënyrë informacionin tjetër nga kujtesa afatshkurtër mund ta lidhë me atë e cila ka bredhur në kujtesë afatgjatë dhe kështu krijohet ‘deja vu’-ja.

2. Truri mban në mend milisekondat

Një eksperiment është bërë ndër studentët të cilët janë detyruar të mbajnë në mend objekte nga një regjistër në mënyrë që më vonë u është treguar regjistri tjetër me objekte të reja.

Në atë regjistër, studentët janë detyruar t’i ndajnë ato objekte të cilat gjenden edhe në regjistrin e parë.

Përfundimi i hulumtimit është theksimi i mundësive të trurit që fjalën e panjohur ta bëjë të njohur, edhe pse në atë risi ka qenë e ekspozuar vetëm në disa milisekonda.

3. Asociacionet shqisore

Me bashkëpunimin e trurit dhe të shqisave, konsiderojnë ekspertët, shfaqet deja vu-ja.

Këtë e shpjegojnë me faktin që truri vazhdimisht hulumton për kuptimin dhe jo rrallë ndodh që, pos impulseve të drejtpërdrejta,të përdorë edhe shqisa të tjera.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që truri i ekspozuar aromës së njohur paraqet që e gjithë ajo situatë është e njohur, përkatësisht shfaqet ‘deja vu’-ja.

4. Situata të imagjinuara

Nëse para gjumit në kokë imagjinon skenarë të ndryshëm, mund të ndodhë që, nëse më vonë vërtet arrihet deri te ajo situatë, truri këtë e shënon si të njohur, thekson dr. Kaitlin Mcdermott.

“Në atë rast, trurit nuk i nevojiten impulse të jashtme për të krijuar deja vu-në, por e krijoni ju vetë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Artikulli paraprakTë qarit iu ndihmon t’i zgjidhni këto probleme shëndetësore
Artikulli i rradhës Këta janë mjekët e partive politike që kanë fituar votat për deputet

Ju sugjerojmë

OBSH: Mbi 200 mijë vdekje nga temperaturat ekstreme në Evropë mund të ishin parandaluar

12/06/2026 Jetë

Kontrolli i personalizuar i tensionit pas trombektomisë përmirëson rikuperimin nga goditja në tru

12/06/2026 Jetë

Studim: Ndërrimi i vendeve të punës nga infermierët pothuajse u dyfishua pas pandemisë

12/06/2026 Jetë

Arrat përmbajnë minerale të rëndësishme, por organizmi nuk i përthith të gjitha

12/06/2026 Jetë

Varfëria ndikon më shumë në zhvillimin e trurit të fëmijëve sesa inteligjenca apo stili i prindërimit

12/06/2026 Jetë

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.