Këta mjekë kanë bërë histori me dy vogëlushe (Foto)

2017-05-05 në ora 10:23

Këta mjekë kanë bërë histori mjekësore duke kryer një operacion që kurrë më parë nuk është bërë në Haiti.

Binjaket gjashtë muajshe, Marian dhe Michelle Bernard janë lindur të bashkuar në bark dhe kanë pasur një mëlçi. Mirëpo, për ta pasur një jetë normale dhe të shëndetshme në të ardhmen, mund të bëhet vetëm një gjë. Ato kishin nevojë për kirurgji, për t’u ndarë. Megjithatë, kjo nuk ishte bërë më parë në vendin e Haitit, shkruan rtv21.tv.

Por, Dr. Henri Ford, me origjinë nga Haiti, udhëheqi një ekip mjekësh për të ndarë binjakët e lidhur. Operacioni ishte shumë i rrezikshëm, por të gjithë ishin në gjendje të gëzonin dhe festonin kur binjakët u liruan në shtëpi dy javë pas operacionit. Ato ishin në gjendje që më në fund të udhëheqin jetën si individë të shëndetshme.

Nuk ka dyshim se familja Marion dhe Michelle gjithmonë do të ndjehen mirënjohës ndaj mjekut dhe ekipit të tij të mrekullueshëm.