E përfolur tejmase dhe kjo nuk vihet në dyshim, bile është ndër të para nuse të ashtuquajtura të ‘estrdaës’, që vëmendja sillet vazhdimisht rreth saj.
Për kë mund të flitet tjetër, përveç bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi, Egzonës, e cila me postimet e parreshtura ka ditur të fitojë tërë këtë vëmendje mediale e që realisht nuk është se nuk po e dëshiron.
E përkushtuar ndaj familjes, tani edhe si një grua me biznes, Egzona vetëm sa po i shton postimet, shkruan Kosovarja. Nëna e Amelias, tregon kujdes të veçantë për të bijën, meqë Albatriti është tejet i angazhuar me koncerte e ahengje familjare si një këngëtar mjaft i kërkuar.
Egzona si duket ka menduar për shëndetin e vogëlushes, duke e nxjerrë në sheti ku pos ajrit të pastër në një vend malor, shihet edhe një pjeë e mbuluar me borë.
Epo, duhet të ketë marrë këshilla se kjo është e duhura për Amelian e vogël, e cila i gjallëroi shtëpinë dhe gëzoi posaçërisht Egzonën e Albatritin duke u dhënë epitetin prindër.
/Kosovarja/