Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këtë vit më shumë pacientë të sëmurë me kancer, Kurtishi tregon nevojat që i ka Klinika e Onkologjisë për trajtimin e tyre

Lajme 18/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Shneta ka realizuar një intervistë me drejtorin e klinikës së Onkologjisë, dr. Ilir Kurtishi. Ai ka ndarë informata rreth klinikës onkologjike lidhur me trajtimin, arritjet e klinikës dhe nevojat që ka kjo klinikë.

Dr. Ilir Kurtishi, PhDc, që nga viti 2005 e deri më sot punon si asistent i lëndës Fiziologji Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës duke dhënë kontribut në edukimin e studentëve te rinjë në Fakultetin e Mjekësisë të të gjitha drejtimeve. Formimin profesional e ka vijuar me ndjekjen e studimeve pas universitare specialistike në Onkologji ku diplomohet në vitin 2010 me titullin Onkolog, shkruan Gazeta Shneta.

Prej vitit 2010 është punësuar në QKUK, Klinikën e Onkologjisë, ku vijon profesionin e tij.  Prej vitit 2005 e në vazhdim ka kryer një sërë kursesh specializimi e trajnimi në fushën e onkologjisë në shtete të ndryshme.  Është anëtar i Shkollës Europiane të Onkologjisë, Shoqatave Europiane të Onkologjisë Mjekësore. Mban pozicionin e Drejtorit të Klinikës së Onkologjië për të dytën herë qe nga Prilli i vitit 2023. Dr. Ilir Kurtishi është kandidat për Doktor Shkencash në vitin e tretë të studimeve në Universitetin St. Cyril and Methodius, Shkup.

Kontributin e tij e ka dhënë me pjesëmarrjen në shumë ligjërata edukuese, sensibilizuese e profesionale në Simpoziume e Konferenca shkencore.

Në klinikën të cilën e drejton ai brenda këtij viti nga janari deri në shtator janë regjistruar 1580 raste të reja me sëmundjen e kancerit. Sipas dr. Kurtishit ka rritje rreth 10% nga viti i kaluar.

Në klinikën e onkologjisë për vitin 2023, deri në muajin shtator janë regjistruar si raste të reja 1580 paciente.  Në mënyrë konstante vihet re rritje e incidenës për rastet e reja. Sipas llogaritjeve tona, bazuar në të dhënat e klinikës prej vitit 2020 kemi rritje të incidencës me rreth 10%. Kjo rritje vihet re në përgjithësi për të gjitha patologjitë malinje, po kryesisht kemi vënë re rritje në numrin e rasteve të reja me kancer gjiri, kancer pulmoni dhe kancerin e qafës së mitrës, – tha doktori Kurtishi.

Dr. Kurtishi ka dhënë detaje se cilat tumore janë më të përhapura.

Nga numri total i rasteve, pjesën më të madhe e zënë patologjitë e sistemit uro-gjenital, ku përfshihen tumoret e sistemit urinar, tumoret e sistemit gjenital mashkullor dhe femëror. Në total këto patologji zënë rreth 26% të rasteve të reja. Më tej vijojnë tumoret e sistemit Gastro -Intestinal me rreth 25%, tumoret e Gjirit me 21 %, tumoret e regjionit Kokë – Qafë me 15% dhe tumoret e sitemit Respirator me 13%. Sa i takon ndërhyrjeve kirurgjikale, numri i rasteve që i nënshtrohen operacioneve eëhtë përafërsisht i njëjtë me vitet e tjera, duke qenë se një pjesë e pacientevë onkologjikë kanë nevojë, sipas protokolleve, për këto ndërhyrje, – tha dr. Iliri.

Dr. Kurtishi ka treguar se vitet e fundit ka një rënie të numrit të rasteve për trajtim jashtë vendit.

Me shtimin e shërbimeve në klinikë këto vitet e fundit, kemi një rënie të ndjeshme të rasteve të cilat i referojmë për trajtim jashtë vendit. Shërbimi i brakiterapisë ka eleminuar nevojën e trajtimit të pacientëve me tumore gjinekologjike në qendrat jashtë vendit. Po ashtu aplikimi i teknikave të reja IMRT/VMAT ka ulur ndjeshëm numrin e rasteve specifike të cilat trajtoheshin jashtë. Aktualisht, për këtë vit, rastet e referuara për trajtim jashtë vendit jane 7 pacientë. Nga këto 2 janë pacientë pediatrikë, 2 pacientë për trajtim me Gamma Knife, 2 raste TACE dhe një rast për trajtim me HIPECH,- tha dr. Iliri.

Dr. Iliri ka treguar edhe për përmiresimet e shërbimeve në këtë klinikë. Ai tregoi se aplikohet metoda e trajtimit me radioterapi me tekinikat IMRT/VMAT. Po ashtu edhe aty ka edhe trajnime të stafit të lartë e të mesëm për trajtimin e rasteve pediatrike.

Shërbimet në klinikë janë shtuar dhe cdo vit ka palën për përmirësim të shërbimit. Aktualisht aplikohet në mënyrë rutinore trajtimi me Radioterapi me teknikat IMRT/VMAT dhe prej vitit të ardhshëm kemi palnifikuar fillimin e trajtimit me Stereotaksi. Gjithashtu janë planifikuar trajnime të stafit të lartë e të mesëm për trajtimin e rasteve pediatrike.  Brenda disa muajve fillon rinovimi i ambienteve të klinikës, me qëllimin e shtimit të numrit të shtretërve ambulatorë për aplikimin e kimiterapisë dhe formave të tjera të terapisë ambulatore. Nga ky rinovim i ambienteve do arrihet përmirësim i ofrimit të shërbimit dhe lehtësim i punës së stafit të mesëm e të lartë. Rinovimi përfshin edhe reformimin e barnatores së klinikës, ku do të lehtësohet qarkullimi i barnave si dhe planifikohet një sistem i përgatitjes së citostatikeve në mënyrë qendrore. Kjo do të thotë që të gjitha përgatitjet e citostatikeve do të bëhen nëpërmjet një aparaturë të posaçme me ventilimin adekuat e mjete mbrojtese të domosdoshme, ku ekspozimi i stafit ndaj citostatikeve është minimal,- shtoi dr. Iliri.

Sa i përket vdekshmërisë thuhet se është relativisht e ulët.

Vdekshmëria në klinikë është relativisht e ulët. Të dhënat e sakta në lidhje me këtë temë mund të merren në IKSHP.

Sfida kryesore e kësaj klinike është furnizimi me barna si dhe futja e barnave në listën esenciale. Një problem tjetër është edhe kujdesi paliativ, kujdesi për pacientët në fazat terminale të sëmundjes. Sipas dr. Ilirit edhe kapacitet për hospitalizim mbeten të kufizuara.

Sfida kryesore e klinikës mbetet furnizimi i vazhdueshme dhe i panderprerë me barna, futja në listën esenciale e barnave të reja. Një problem madhor mbetet kujdesi paliativ, kujdesi për pacientët në stade terminale të sëmundjes. Në Kosovë ende nuk ka një qendër të dedikuar për pacientet në stade terminale, dhe këta pacientë shërbimin e kërkojnë dhe e marrin në Klinikën e Onkologjisë. Nga ana tjeter kapacitetet për hospitalizim janë të kufizuara, aktualisht 17 shtretër në repart, numër i cili nuk arrin tu përgjigjet kërkesave në rritje për shërbim paliativ. Rritja e stafit të kualifikuar të mesëm e të lartë është një sfidë tjetr, për të cilën kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me instancat vendimmarrese. Sukseset e klinikës i cekëm pak më lart. Kemi shtuar numrin e shërbimeve në Radioterapi, Brakiterapi, përditësimi i listës së barnave, futja e imunoterapise në trajtimin e pacienteve etj, – tregoi ai.

Po ashtu ka treguar se ka mungesë të specializantëve dhe infermierëve.

Sa i takon menaxhmentit të ShSKUK-së, besoj do merren masat e nevojshme të merren masa serioze për shtimin e stafit të infermierëve. Në vecanti ka mungesë të specializanteve, duke marre parasysh që numri i rasteve është në rritje dhe shërbimet duhet të rriten në përputhje me to. Gjithashtu duhet të realizohen trajnime të vazhdueshme të stafit me qëllim të aftësimit në teknikat e reja të trajtimit dhe aplikimit. Stafi infermieror është hallkë thelbësore në mbarëvajtjen e punës në klinikë. Si në repartin e kimioterapisë dhe në atë të radioterapisë kemi nevojë për infermiere e teknike të kualifikuar, – bëri të ditur dr. Iliri

Dr. Iliri ka folur edhe për listën e pritjes.

Lista e pritjes ka ekzistuar në repatrin e radioterapisë. Aktualisht me funksionalizimin e dy aparaturave lista e pritjes është pothuajse e eleminuar. Pacientët që kanë nevojë për radioterapi fillojnë procedurat e simulimit në kohë prej 5-7 ditësh.  Trajtimi me radioterapi fillon, sipas protokolleve, për rastet e paoperuara brenda 7 ditesh e për rastet e tjera përfersisht për 10-14 ditë. Në këtë mënyrë kemi mundesi të planifikimit të rasteve. Në vijim me marrjen edhe te një aparature shtesë, besojmë që do kemi komoditetin e trajtimit në kohë për të gjitha patologjjike, – përfundoi ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse duhet t’i shtoni këto fibra të tretshme në dietën tuaj?
Artikulli i rradhës Arrestohen pesë mjekë dhe farmacistë për receta false në Serbi dhe Kosovë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.