Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto 12 ushqime përmirësojnë jetën seksuale

Jetë 07/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumi i disa ushqimeve që përmbajnë enzima rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirë seksuale. Ja cilat janë afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale.

Borziloku: Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

Tërshëra: Ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.

Avokado: Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshëm, si për shembull nga aztekët, të cilët pemën e avokados e quanin “pema testikul”. Kjo frutë është e pasur me vitaminën B6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat. Avokado përmban gjithashtu një lloj acidi, i cili bën mirë për zemrën dhe shton energjinë.

Shalqiri: Kur shalqiri u përmend si rastësisht tek filmi i famshëm “Dirty Dancing”, personazhi kryesor ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për potencën seksuale të frutës. Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën.

Hudhra: Nuk është produkti ideal me të cilin mund të shkosh lirshëm në shtrat, por përdorimi i saj mund të ndikojë shumë në aktin seksual. Hudhra përmban alicin, një substancë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Sigurohuni që hudhrën ta përdorni të copëtuar, pasi kur pritet, hudhra jep efektin e duhur.

Çokollata e zezë: E ka nivelin më të lartë të kakaos, shkakton ngacmime seksuale kurdo dhe përmban një mori komponentësh si fenileflamina, e cila quhet ndryshe “dashuria kimike”. Gjatë ngrënies së çokollatës çlirohet vitaminë në tru, duke rritur motivimin dhe kënaqësinë. Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

Vanilja: Herën tjetër që do ndiheni fajtor për përdorimin e tepruar të akullores me vanilje, mendojini dhe një herë mrekullitë që mund të bëjë kjo shije në jetën tuaj seksuale. Nuk është shumë e pëlqyeshme vetëm aroma e fuqishme e vaniljes, por ajo ndihmon edhe sistemin nervor qendror, duke stimuluar trupin.

Bajamet: Lajthitë zakonisht janë të njohura për nivelet e larta të yndyrës, që është çelësi për prodhimin e hormoneve të nevojshme për një jetë të shëndetshme seksuale. Nga ana tjetër, bajamet janë edhe më të mira. Studimet tregojnë se aroma e tyre i ndez femrat. Në përmbajtje të bajameve është një lloj aminoacidi i quajtur arginine, që ndihmon hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e potencialit seksual mashkullor.

Panxhari: Romakët e lashtë e kanë përdorur panxharin për të përmirësuar aktivitetin seksual dhe cilësitë e tyre epshndjellëse. Panxhari përmban tritofan, një lëndë kimike që kontribuon në mirëqenien e njeriut. Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit boron, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.

Gjalpi i kikirikut: Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi, shkruan Shqip. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

Shpargu: Pamja e tij e jashtme tregon se kemi të bëjmë me një frutë “mashkullore” dhe mesa duket, është me të vërtetë. Shpargu përmban nivele të larta të vitaminës E, që njihet ndryshe si “vitamina e seksit”. Gjethet e tij janë të nevojshme për prodhimin e histaminës, një lëndë që është e lidhur me kalimin e shpejtë të orgazmës te meshkujt dhe femrat. Klubi i vegjetarianëve na këshillon të hamë shparg për tri ditë rresht që të ketë një efekt më të fuqishëm.

Specat djegës: Ka një arsye përse specat djegës janë të lidhur prej kohësh me jetën aktive seksuale. Shija pikante vjen si pasojë e përmbajtjes së shumtë të kapsaicinës, një lëndë kimike që të sjell në humor dhe rrit qarkullimin e gjakut në zemër. Specat djegës stimulojnë edhe qetësimin nervor.

Artikulli paraprakUshqim i shëndetshëm për një jetë të shëndetshme
Artikulli i rradhës Shumë arsye për të konsumuar hudhër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.