Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto barna për diabetin lidhen me rrezikun më të ulët të depresionit

Jetë 04/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Depresioni te personat me diabet mbetet një çështje shëndetësore kryesore për t’u adresuar.

Ka pasur interes të kohëve të fundit nëse agonistët e receptorëve të glukagonit (GLP-1RAs) ndikojnë në rrezikun e depresionit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i fundit ka zbuluar se GLP-1RAs mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për depresion krahasuar me një tjetër medikament për trajtimin e diabetit, të njohur në grupin e inhibitorëve të dipeptidil peptidazës-4 (DPP4is).

Diabeti është një sëmundje komplekse dhe kronike që kërkon shumë mund për t’u menaxhuar siç duhet. Rastet e depresionit, duket se janë më të shpeshta në personat me diabet sesa në ata pa diabet.

Ekspertët janë të interesuar për të gjetur mënyrat më të mira për të trajtuar këtë problem, përfshirë se si medikamentet që përdoren për trajtimin e diabetit mund të ndihmojnë.

Një studim i publikuar në “Annals of Internal Medicine”, shqyrtoi se si agonistët e receptorëve të glukagonit (GLP-1RAs, gjithashtu të njohur si “barna GLP-1”), të cilat shiten me emra marke si Ozempic, ndikojnë në rrezikun për depresion krahasuar me dy medikamente të tjera që përdoren për trajtimin e diabetit.

Shkalla e depresionit ishte e ngjashme për grupin që merrte GLP-1RAs dhe grupin tjetër që merrte inhibitorë të kotransporterëve të natrium-glukozës-2 (SGLT2i).

Megjithatë, GLP-1RAs ishin të lidhura me një ulje të vogël të rrezikut për depresion.

Ky hulumtim shton më shumë të dhëna në atë që ekspertët dinë për GLP-1RAs dhe përfitimet e mundshme që ato mund të ofrojnë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëntë kandidatë për drejtor të Agjencisë së barnave
Artikulli i rradhës Këto vitaminat ndihmojnë në trajtimin e marramendjes dhe mpirjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.