Konvergjenca e sezonit të gripit, duket të jetë më problematike në fillim të vjeshtës pas situatës aktuale të krijuar me pandemi Covid-19. Ekspertët e shëndetit publik ndajnë shqetësimin e vërtetë se një përplasje e tillë e forcave mund të rezultojë në një stuhi të përsosur që mbingarkon sistemin e kujdesit shëndetësor.
“Ne do të jemi krejtësisht të hutuar”, tha epidemiologu i Universitetit të Miçiganit Dr. Arnold Monto për Washington Post.
Duke i bërë gjërat edhe më keq, mund të jetë e vështirë edhe për mjekët të tregojnë me besueshmëri ndryshimin midis gripit dhe koronavirusit për shkak të shumë simptomave të tyre të përbashkëta.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Fatmirësisht, CDC ka vlerësuar çështjen dhe ka sqaruar se ka të paktën dy simptoma Covid-19 që nuk janë patjetër të përbashkëta me gripin këto janë humbja e nuhatjes dhe gulçimi përcjell Gazeta Shneta.
Të jemi të qartë: Nëse keni ethe, lodhje, dhimbje dhe çështje gastrointestinale si dhimbje barku ose diarre, është e mundur që të keni grip. (Megjithëse duhet patjetër të kërkoni kujdes mjekësor, pavarësisht kësaj).
Nëse keni dhe humbje të nuhatjes ose gulçim, kjo rrit shanset tuaja që të keni Covid-19.
Por mbani mend: Ndërsa këto dy simptoma mund t’ju ndihmojnë të bëni dallimin midis Covid-19 dhe gripit, ato mund të mos jenë të mjaftueshme për një diagnozë përfundimtare. Pra, nëse vëreni ndonjë nga simptomat, duhet të kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore. /Gazeta Shneta/