Këto gjëra duhet t’i dijë çdo femër

2017-05-04 në ora 09:33

Shumica e grave do ju thonë se jo çdo produkt bukurie funksionon siç lexon në etiketën e saj, duke dhënë disa këshilla se çfarë duhet të bëni.

Në një temë të re në Reddit., femrat kanë treguar mbi ‘sekretet e tyre’ të bukurisë që dëshmojnë se janë më efikase dhe kanë kosto të ulët.

“Femrave në Reddit, cili është sekreti juaj i bukurisë?”, është tema e hapur e Reddit ku nuk kanë munguar komentet nga më të ndryshmet. Ja disa prej këtyre këshillave të provuara në jetën reale të femrave.

Disa prej tyre janë një alternativë ndaj produkteve të kushtueshme të bukurisë, por funksionojnë njësoj si to, dhe janë më efektive për buxhetin. Për shembull për të hequr make up disa femra përdorin një copë mikrofibre, duke shtuar se mund të përdoren edhe për të tharë flokët apo për të pastruar krehërat.

Një tjetër sugjeron përdorimin e lateksit apo alkoolit polivinil për të parandaluar lyerjen e kutikulave ndëkrohë që lyeni thonjtë.

Sugjerim tjetër është për flokët e lagur. Në vend që të përdorni një peshqir për të tharë flokët kacurrela, një përdoruese e Reddit rekomandon përdorimin e një t-shirt për të ruajtuar formën e kaçurelit.

Nëse e keni me nxitim për t’u depiluar, një përdoruese rekomandon përdorimin e letrave të lagura të bebeve, në vend që të bëni dush.

Teksa këshillat e bukurisë janë më popullore nuk mungojnë dhe ato për veshjet. Më e çuditshmja në Reddit është ajo e veshjes së të brendshmeve mbi pantallona për të parandaluar rënien e tyre. Kjo vlen më shum kur vishni streçe dhe sigurohuni që të brendshme të jenë me të njëjtën ngjyrë si ato.

Që të shmagni njollën që formohet mbi lëkurë nga bizhuteritë sugjerohet që para se të vendosni një unazë për shembull, ta pastroni me açeton.

Dhe e fundit, një femër sugjeron shkarkimin e një aplikacioni për menstruacionet, për të mos patur surpriza. /tch