Nëse jeni në punë me gjysmë ose me orar të plotë, padyshim një përkujdesje për vogëlushin tuaj është mëse e nevojshme.
Në vetëm pesë muaj, fëmija juaj ka gjasa që ende nuk ka shfaqur asnjë nga shenjat dalluese të ankthit të ndarjes. Kjo është arsyeja pse kjo është një kohë e mirë për të kaluar disa kohë larg nga djali juaj i vogël – ndoshta edhe të shkoni për një darkë romantike me bashkëshortin tuaj. Nëse filloni të bëni disa gjëra pa foshnjën tani, mënyrat e ndarjes – dhe ribashkimi bëhen më të lehta.
Një çelës për të bërë shëtitjet tuaja të këndshme është të ndiheni rehat që e keni lënë fëmijën tuaj në duar të sigurta. Nëse keni një të afërm të aftë, i cili dëshiron të përkujdeset, është më mirë për ju.
Sigurohuni që ai/ajo që dëshiron të përkujdeset për foshnjën tuaj së pari të ketë përvojën e duhur si dhe informacionet e nevojshme rreth kujdesit të foshnjës, transmeton Gazeta Shneta.
Ftojeni kujdestarin/en në shtëpi për disa minuta para se ju të largoheni në mënyrë që ta ambientoni më lehtë në shtëpinë tuaj; tregoni se ku gjenden furnizimet, pelenat, çantat, ushqimet e të ngjashme.
Poashtu jepni udhëzimet që ju duken të dobishme rreth mënyrës së ushqyerjes së bebes suaj, të larjes si dhe të vënies në gjumë.
Këto janë disa nga gjërat thelbësore që duhet t’i bëni kur dëshironi të angazhoni një kujdestar/e për foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/