Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë arsyet pse foshnja tërheq ose fërkon veshin

Jetë 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse fëmija juaj tërheq apo fërkon veshin, atëherë kjo gjë duhet t’ju shqetësojë sepse kjo mund të jetë një shenjë e dhimbjeve që i ndjen.

Faktikisht bebet e kanë të vështirë të lokalizojnë se nga vjen dhimbja dhe kështu do të jetë përgjegjësia juaj të vëzhgoni të gjithë sinjalet që ai jep, pasi mund të bëhet fjalë për një lojë me veshët por edhe për një infeksion.

Arsyet përse një bebe tërheq veshët

Ai mund të ketë një infeksion si për shembull otit. Ky infeksion është shumë i shpeshtë tek bebet e vogla dhe mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh, sekrecione të verdha në vesh, temperaturë, ulje të dëgjimit dhe probleme me gjumin. Zakonisht fëmija do të qajë ndërsa ha dhe gëlltitet pasi presioni në zonën e veshit do të rritet.

“Veshi i notarit”. Quhet kështu otiti i ekstern dhe është një infeksion që prek kanalin e jashtëm. Zakonisht shfaqet si problem pas banjos apo pastrimit me pambuk.

Infeksion si pasojë e një viroze. Në momentin që fëmija preket nga gripi mund të zhvillojë forma të ndryshme të infeksionit si pasojë e akumulimit të mukusit në zonën e veshit të mesëm. Veshi në këtë rast fillon të kullojë dhe kjo lagështirë do të jetë një mjedis ideal për rritjen e bakterieve apo viruseve.

Dalja e dhëmbëve. Kjo mund të jetë një tjetër arsye pasi ai ndien dhimbje. Shikoni mirë simptomat dhe mos harroni se temperatura e shkaktuar nga dalja e dhëmbëve nuk është asnjëherë më e lartë se 37.5.

Veshi ka shumë dyllë. Ai mund të bllokohet në kanalet e veshit edhe pse ju e pastroni me kunja pambuku.

Nëse fëmija ka dhimbje mund të përdorni napa të ngrohta si edhe ja mbani kokën më lart se trupi në mënyrë që të reduktohet presioni. Flisni me mjekun dhe kujdes me përdorimin e antibiotikut. /pernenat

Artikulli paraprakMbi 5 milionë foshnje humbën jetën, akuzohen lëvizjet kundër vaksinimit
Artikulli i rradhës Flet nëna që u arrestua 20 vjet më parë, pasi la foshnjën jashtë restorantit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.