Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë arsyjet pse fëmijët e vetëm janë shembullor

Jetë 13/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njihen për të llastuar, tekanjozë, mendjemëdhenj. Por, këto vlejnë vetëm kur je fëmijë. Nëse rritesh si fëmijë i vetëm të duhet të përballosh vetëm shumë gjëra. Prindërit janë aty për ty, por me ta nuk është njësoj si të kesh një vëlla a një motër. Të rritesh si më i vogli i shtëpisë është krejt ndryshe, por ka edhe shumë aspekte pozitive.1. Fëmijët e vetëm janë shumë të dashur.

Kur s’ke pasur me kë të luash nëpër shtëpi, shoqëria është shumë e rëndësishme. Një fëmijë i vetëm i merr shumë seriozisht miqtë, kërkon të japë dhe të marrë miqësi të vërtetë, prej vëllai.

Fëmijët e vetëm bëhen shumë të pjekur
Bisedat e vetme që dëgjon nëpër shtëpi, janë “muhabete të rriturish”. Mësohesh jo vetëm t’i dëgjosh, por edhe t’i kuptosh dhe të bëhesh pjesë e tyre. Kështu, bëhesh më shpejt pjesë e botës së të rriturve, dhe nis të arsyetosh si një i tillë.

Fëmijët e vetëm janë të pavarur, po aq sa të shoqërueshëm
Kur rritesh vetëm mëson t’i përballosh vetë problemet e moshës, ato që përgjithësisht të bëjnë të vuash. Vetmia bëhet pjesë e natyrës ndaj mund t’ia dalësh shumë mirë edhe pa të tjerë. Por nga ana tjetër, sikurse thamë, miqësia zë një vend të rëndësishëm, ndaj ka një baraspeshë të të dyjave.

Fëmijët e vetëm janë shumë vetëkritikues
Nuk je vetëm “i përkëdheluri i shtëpisë”; kur je fëmijë i vetëm prindërit janë shumë të përqendruar që i vetmi fëmijë që kanë, t’ia dalë me sukses gjithçkaje, që nga shtëpia e deri tek shkolla e karriera. Mësohesh të mos kënaqesh lehtë me veten, dhe ndonëse kjo nuk është gjithmonë e mirë, të ndihmon të jesh një person më i denjë në mes të tjerëve.

Fëmijët e vetëm i adhurojnë prindërit!
Të gjithë i adhurojnë prindërit. Kurse fëmijët e vetëm nuk i kanë parë vetëm si nënë dhe baba, por edhe si shokë, motër, vëlla, sigurisht sa ç’mund të jetë një prind. Respekti karshi tyre është i patundshëm dhe janë të parët njerëz që lajmërojnë për çdo gëzim a trishtim.

Artikulli paraprakKy është mëngjesi më i mirë për një nënë
Artikulli i rradhës Teuta fotografon dy vajzat e saj para gjumit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.