Në gjithë botën, janë më se 500 milionë njerëz obezë.
Kilet e tepërta vijnë si rezultat i shumë faktorëve dhe jo vetëm ushqimit të shpejtë, siç mund të mendojnë shumë njerëz.
Shmangni vaktet me familjen – Studimet kanë treguar se vaktet e konsumuara me familjen parandalojnë mbipeshën. Arsyeja është se këto vakte krijojnë mundësinë për forcimin e lidhjeve emocionale dhe nxitjen e zakoneve të shëndetshme të të ngrënit.
Viti i lindjes – Studimet kanë gjetur se rreziku për obezitet lidhet me vitin e lindjes. Të gjithë njerëzit e lindur pas vitit 1942 kanë një mutacion të gjenit FTO, i cili e shton rrezikun për mbipeshë.
Muzikë klasike në restorante – Një studim ka arritur në përfundimin se në lokalet dhe restorantet ku luhet muzikë klasike në sfond, konsumohet më shumë kafe dhe ushqim.
Puna gjatë natës – Njerëzit janë programuar që të flenë dhe të hanë në varësi të dritës natyrore. Por puna natën e prish këtë cikël, duke bërë që të ulet numri i kalorive të shpenzuara.
Gjumi i reduktuar – Është provuar shkencërisht se mungesa e gjumit të shëndosh. Kjo sepse gjumi luan një rol të rëndësishëm në energjinë e metabolizmit. Pra, kur nuk flemë mjaftueshëm, ne hamë më shumë sepse kjo na duket si një mekanizëm që na ndihmon të rrimë zgjuar.
Ndotja mjedisore – Ekspozimi ndaj ndotësve të mjedisit është provuar se rrit mundësinë e obezitetit. Kjo sepse disa lëndë kontaminuese mund të depozitohen në indin dhjamor. Ato hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimeve të pasura me yndyrë si mishi dhe disa lloje peshku.
Koha e gjatë para televizorit – Nëse kalon më shumë se 2 orë para televizorit, e rrit me 23 për qind rrezikun për t’u bërë obez. Rreziku shtohet akoma më tepër nëse flini me televizor ndezur. Arsyeja është drita artificiale, e cila ul nivelet e melatoninës, një hormon që mbron nga çrregullimet metabolike që shkaktojnë obezitetin dhe diabetin.
Stresi dhe ankthi – Femrat që vuajnë nga stresi posttraumatik shtojnë në peshë shumë shpejt dhe mund të shkojnë drejt obezitetit. Por ka një lajm të mirë, kur ky çrregullim përmirësohet, edhe rreziku i obezitetit zvogëlohet.
Ushqimet me pak yndyrë – Një studim ka arritur në përfundimin se nëse konsumojmë produkte me shumë yndyrna si bulmeti, rreziku për obezitet është më i vogël, sepse ato shkaktojnë ndjesinë e ngopjes. Ndërsa produktet që reklamohen si të lehta dhe me pak yndyrna kanë më shumë kalori sesa mund të thuhet./zëri