Vaksina anti covid nga Pfizer tashmë është në dispozicion për fëmijët 12 vjeç e tutje.Si në çdo rast tjetër, edhe vaksina anti covid mund të ketë disa efekte anësore.
Efektet anësore janë reagime të pritshme për çdo grupmoshë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, pse mund të ndodhin këto efekte anësore?
Zakonisht, vaksinat sigurojnë një pjesë të vogël të një patogjeni në trup në mënyrë që sistemi imunitar të ndërtojë një mbrojtje kundër tij.
“Shumë nga simptomat që ne zhvillojmë pas vaksinimit nuk janë rezultat i virusit – është përgjigjja jonë ndaj tij”, thotë Dr.Jay M.Liberman.
Në shumë raste, individi mund të mos përjetojë simptoma, mirëpo kjo mund të jetë normale pasi vaksina duhet të funksionojë ende.
Efektet anësore të përjetuara nga fëmijët nga vaksina anti covid janë në përgjithësi të natyrës së lehtë.Në mënyrë të thjeshtë, ato mund të trajtohen me medikamente.
Ndër efektet anësore të vaksinës anti covid janë: dhimbja e kokës, lodhje, dhimbje në muskuj dhe ethe./GazetaShneta/